Samsung lanson Galaxy S6 Edge në dizajn të Iron Man

Samsung pati njoftuar javë më parë për lansimin e kësaj pajisje në dizajn të filmit Iron Man, dhe sot kompania koreane ka prezantuar atë duke i treguar botës se për çfarë është në gjendje.

Auto & Tek

26/05/2015 18:15

Celulari Iron Man Galaxy S6 Edge ka veçori të ndryshime, së pari ai vjen në dizajn të arit dhe të kuq, ka 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, një mbështjellës të pastërt prapa, një program të Iron Man, dhe një mbushës me wireless.

Përderisa celulari është më shumë në dizajn të kuq, ai përmban gjithashtu edhe një logo të Iron Man të vulosur prapa, së bashku me atë të zakonshmen të Samsung, transmeton Lajmi.net.

Për më shumë mund ta shihni edhe videon më poshtë: