Samsung Galaxy Tab S në fotografi

Galaxy Tab S e re është më e hollë, më e shëndritshme dhe mund të themi se e mund modelin iPad nga Apple, duke qenë tableta e parë me një senzorë për gishtrinjë.

Auto & Tek

14/06/2014 17:57

Galaxy Tab S me ekranin e tij 8.4 inç, është i lehtë për ta mbajtur në një dorë dhe ekrani i shëndritshëm LED bën që fotografitë dhe videot të duken me të vërtetë bukur.

Galaxy Tab S ka një skaner për gishtrinjë, njëjtë si Galaxy S5 i cili u prezantua në prill, në gjendje për të regjistruar tre gishtrinjë për të hapur pajisjen në vend se të përdoret ndonjë fjalëkalim.

Tab S do të jetë i gatshëm në dy ngjyra: të bardhë dhe bronz. Samsung ka vazhduar për të bërë shtesa të ndryshme në Android, duke përfshirë edhe funksionin shumë-punues në ekran të ndarë, që lejon aplikacionet të vendosen anash nëpër ekran.