Samsung është për të moshuarit

Celularët e kompanisë koreane pëlqehen më shumë nga njerëzit të cilët janë në të 50’at e tyre, përderisa të rinjtë e përdorin më shumë iPhone.

Auto & Tek

06/08/2015 11:01

Samsung është dëshpëruar edhe një herë tjetër me disa të dhëna të reja. Dominimi i kompanisë koreane në tregun e Android është përsëri nën kërcënim, kjo për shkak se celularët e Xiaomi dhe Huawei janë duke u pëlqyer me të madhe.

Kjo është edhe arsyeja pse Samsung nuk arriti të kalojë Apple, në fitimin e klientëve të rinj. Kompania ka nënshkruar me yje të ndryshme botërore, duke përfshirë Rita Orën, si pjesë e projektit për të fituar më shumë klientë të rinj, transmeton Lajmi.net.

Një raport i fundit nga Communications Market Report, thotë se modelet e Samsung pëlqehen më shumë nga njerëzit e moshave 45-54 vjeçare.

Një përqindje e njerëzve të moshës 55 vjeçare janë përdorues të devotshëm të Samsung, krahasuar me 22% e përdoruesve që janë të moshave 25-34 vjeçare.

Në krahasim, më shumë se gjysma e përdoruesve të iPhone janë të moshave 16 dhe 34 vjeçare. (Lajmi.net)