Samiti i NATO-s, një shancë për Ballkanin – Lajmi.net
Samiti i NATO-s, një shancë për Ballkanin
Autori: Burim Ramadani LajmeOp-EdOpinion 13:20, 10 July 2018
Kosova është e gatshme. Prezenca e NATO-s në Kosovë vetëm e ndihmon këtë proces. Në momentin e parë që fillon zyrtarisht procesi për anëtarësim në NATO, Kosova është e gatshme të kalojë disa hapa në të njëjtën kohë.

Një moment krucial për sigurinë e botës demorkatike. Kërcënimet hibride që demokracitë përballen sot, sikurse edhe influencat jomiqësore në shtete të ndryshme duhet të marrin përgjigje metodike dhe të koordinuar.

Ky mund të jetë formulimi i përgjithshëm për rëndësinë e Samitit të NATO-s, që do të mbahet këtë të mërkurë dhe të enjte në Bruksel.

Por, çka dhe si mund të reflektojë ky Samit i NATO-s për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë e këtij rajoni të vogël?

Tashmë, është e qartë se shtetet e vogla kanë të rritur ndërvarësinë në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes. Një ndërtim i paqes dhe sigurisë së përbashkët është rruga më e mirë për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen.

Ballkani Perëndimor ballafaqohet edhe më tutje me tri lloj kërcënimesh: i) brishtësia e shteteve dhe vëshirësitë nëkonsolidimin e demokracisë, përfshirë këtu tensionet ndër-shtetërore; ii) influencat jomiëqore të akterëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë, përfshirë këtu ndërhyrjen ruse dhe të organizatave me ideologji terroriste; iii) krimi i organizuar transnacional, që kërkon bashkërendim të shteteve në përballje.

Mbi këto sfida e kërcënime, paaftësi e mungesë bashkërendimi, një prej çështjeve më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor është zgjerimi i NATO-s. Përkatësisht, aftësimi i Maqedonisë (së Veriut!) që të jetë anëtare e NATO-s do të ishte një prej zhvillimeve kryesore që do të mund të përcillnin këtë Samit.

Mundësia e ftesës për Maqedoninë (e Veriut!) për anëtarësim në NATO besoj se do të ishte një lajm jashtëzakonisht i vlefshëm për Ballkanin Perëndimor, me kushtin që idetë dhe logjikat territoriale në këtë rajon të kenë përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Kështu, Kosova mbetet realisht objektivi kryesor i NATO-s në Ballkan, përfshirë këtu vazhdimin e prezencës së NATO-s në vend.

Në të vërtetë, Kosova i takon dhe promovon vlerat Veri-Atlantike. Edhe në mungesë të raporteve të nivelit të lartë zyrtar me NATO-n si organizatë, Kosova ka ndërtuar institucionet e veta bazuar në standarde plotësisht veri-atlantike.

Në këtë kontekst, qartësimi i perspektivës së Kosovës për anëtarësim në NATO do të ishte një moment i avancuar për shtetin tonë, sepse një pjesë e madhe e kritereve për këtë organizatë tashmë janë të plotësuar në themel.

Kosova është e gatshme. Prezenca e NATO-s në Kosovë vetëm e ndihmon këtë proces. Në momentin e parë që fillon zyrtarisht procesi për anëtarësim në NATO, Kosova është e gatshme të kalojë disa hapa në të njëjtën kohë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO