Sadiku zbulon çfarë duhet të bëjë Shqipëria kundër Italisë

Armando Sadiku ka një ide për lojën e Shqipërisë në ndeshjen e ardhshme ndaj Italisë.

Sport

07/10/2017 11:36

Armando Sadiku foli i dëshpëruar pas ndeshjes për mënyrën se si u pësuan ato 3 gola.

Ai tha se arsyeja pse ata humbën erdhi nga pjesa e parë ku niveli i lartë i kundërshtarëve bëri diferencën.

“Në pjesën e parë u ndëshkuam nga kualitetet e larta të Spanjës. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe luftuam më shumë në grup.” tha sulmuesi i Kombëtares.

“Nga pjesa e dytë duhet të mësojmë se si duhet të luajmë kundër Italisë që të mos pësojmë më golat që pësuam kundër skuadrës spanjolle”, deklaroi Sadiku pas ndeshjes për “Supersport”.