Sabri Fejzullahu pozon bashkë me Leonorën e Adelinën

Këngëtari Sabri Fejzullahu është një ndër artistët më të dashur për publikun që vazhdon t'i argëtojë ata tash e sa vite.

ShowBiz

12/02/2018 15:40

Madje, këngëtari ka mbushur plot 50 vjet karrierë, e që nuk janë aspak pak, shkruan lajmi.net.

Ishte Leonora Jakupi ajo e cila ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat u shfaq përkrah Sabri Fejzullahut.

Ata ishin të pranishëm në përgatitjen e koncertit që do të mbahet për nderë të këngëtarit ndërsa përveç Sabriut ajo u fotografu edhe me Adelina Thaçin.

Që të tre dukeshin shumë energjik dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën prej tyre në koncertin për nderë të karrierës së Sabriut. /Lajmi.net/