Sa shpesh duhen ndërruar jastëkët, larë çarçafët dhe këllëfët e dyshekut

Sipas specialistëve, për një shëndet të mirë, është e domosdoshme të flesh aq sa duhet dhe të flesh mirë.

Lifestyle

26/05/2017 09:13

Po sipas tyre, gjërat më të rëndësishme për një gjumë të mirë e të rehatshëm janë:

Vendi ku flemë

DYSHEKU. Një e treta e jetës sonë është gjumë, prandaj dysheku nuk është objekti ku duhet kursyer. Një dyshek i mirë është ai që kur shtrihemi, na e mban gjithë trupin në të njëjtën linjë si të ishim duke qëndruar në këmbë. Ai gjithmonë duhet provuar para blerjes dhe duhet ndërruar çdo dhjetë vjet, shkruan Living.al.

JASTËKU. Duhet të jetë i fortë sa të mbajë peshën e kokës dhe i butë sa të ruajë formën natyrale të qafës. Për ata që fl enë në pozicionin e fetusit, tashmë, në treg, ka edhe jastëkë anësorë.

ÇARÇAFËT. Më të mirë janë ata me 100% pambuk, sidomos për aftësitë e tyre përthithëse, por edhe për ndjesinë e këndshme që krijojnë në kontakt me lëkurën.

LARJA e çarçafëve, jastëkëve, batanijeve apo këllëfit të dyshekut është po aq e rëndësishme, jo vetëm për higjienën, por edhe për cilësinë e gjumit tuaj. Çarçafët dhe këllëfët e dyshekut e të jastëkëve duhet të lahen çdo javë, jastëkët 2-3 herë në vit, batanijet 1 herë në muaj. Dhe të gjitha shumë më shpesh nëse keni qenë të sëmurë, vuani nga alergjitë prej mikroorganizmave të pluhurit, djersiteni shumë, apo keni zakonin e keq të hani në krevat e të fl ini me makiazh.

Dhoma e gjumit
-Duhet të jetë relaksuese që nga ngjyrat e murit, ndriçimi e deri tek mobilimi.
Ngjyrat më të rekomandueshme për muret e dhomës së gjumit janë ato pozitive dhe jo
shumë të ndezura, si p.sh e gjelbra, bluja apo vjollca e errët.
-Duhet të jetë e freskët. Një dhomë e tejngrohur jo vetëm që krijon probleme me frymëmarrjen, por shkakton edhe makthe.
-Duhet të jetë e izoluar nga zhurma dhe drita.
-Duhet të ketë nivelin e përshtatshëm të lagështisë, që është 50 %. /Lajmi.net/