Rusia teston raketën hipersonike që nuk mund të interceptohet

Rusia ka testuar një lloj të ri të raketës me shpejtësi hipersonike .

Auto & Tek

28/12/2018 19:07

Presidenti Vladimir Putin foli për një arritje të rëndësishme për ushtrinë , e cila nuk ishte vetëm e rëndësisë kombëtare, transmeton lajmi.net.

Raketa duhet të vihet në shërbim vitin e ardhshëm, njoftoi Putin në Moskë. ” Rusia ka një lloj të ri armë strategjike.” Kjo do të sigurojë sigurinë e vendit të tij në dekadat e ardhshme, theksoi kreu i Kremlinit.

Sipas Kremlinit, raketa u shkarkua të mërkurën nga një bazë në jug të Uraleve. Një objektiv u godit në një vend testimi në Kamçatka. Distanca është rreth 6000 kilometra. Putini e kishte ndjekur testin. Ai tha se ICBM mund të fluturojë në 20x shpejtësinë e zërit në atmosferë. Megjithatë, ai më parë kishte njoftuar se kjo armë tashmë është në prodhim masiv – gjë që dyshohet nëse po testohet tani.

Sipas Putinit, ky lloj raketash nuk mund të interceptohet nga sistemet e mbrojtjes. Shefi i Kremlinit tashmë kishte paraqitur një sërë armësh të reja bërthamore dy javë para zgjedhjeve presidenciale në pranverë, duke ngritur shqetësimin ndërkombëtar. /Lajmi.net/