“Ka dispozita që duhet të zbatohen, përfshirë lokalizimin e të dhënave të përdoruesve rusë në territorin rus dhe heqjen e përmbajtjes së paligjshme”, tha Zharov.
“Nëse diçka e tillë nuk realizohet ose nëse Qeveria ruse nuk njoftohet me qëllimet e Facebook-ut, çështja e bllokimit të tij me siguri se do të ngrihet”, shtoi Zharov.
Roskomnadzor ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Facebook-un dhe rrjetet e tjera sociale se ato mund të ndalohen në Rusi këtë vit, nëse nuk veprojnë në përputhje me ligjin për magazinimin e të dhënave.
Më 16 prill, Roskomnadzor ka filluar bllokimin e qasjes në aplikacionin e mesazheve Telegram, në përputhje me vendimin e një gjykate më 13 prill.