Rugova: LDK-ja s’ka ende vendim final se si do të votojë për qeverinë – Lajmi.net
Rugova: LDK-ja s’ka ende vendim final se si do të votojë për qeverinë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:04, 17 July 2017
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ai do të votojë në parlament ashtu siç vendos këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por, sipas tij, ende s’ka një vendim final.

“Ende nuk ka një vendim final nga LDK-ja”, ka thënë Rugova.

“Por, ne kemi pasur dy takime zyrtare; një qëndrim, që ende nuk është final, është jo me PDK-në. Por, s’ka asgjë të keqe që të ulemi me AAK-në e Nismën”.

Rugovës, që iu lakua emri ditëve të fundit se do ta votojë Ramush Haradinajn, për kryeministër të Kosovës, pohoi se s’voton ndryshe, pos ashtu siç e vendos LDK-ja.

“Për të 10-ën herë publikisht them se Naser Rugaova është deputet i LDK-së dhe unë jam institucionalit. Duke e ditur dhe njohur politikën pasi jam aktiv që dy dekada, Naser Rugova, voton në koordinim me atë që e vendos LDK-së. Në harmoni të plotë me këshillin e përgjithshëm të LDK-së dhe grupin parlamentar të LDK-së”, pohoi Rugova.

Fjalët kyçe: Naser Rugova

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush