Rruga e pambrojtur, gurët bien se u prenë pemët

Në fillim të muajit qershor në rrugën pranë Shëngjinit për pak ndodhi një tragjedi. Shkëmbi që u rrokullis nga mali preku fundin e autobusit.

Lajme

27/06/2018 16:01

Dy pasagjere u lënduan, por ngjarja mund të kishte pasoja më të rënda. Megjithatë pothuaj 20 ditë më pas në këtë rrugë gjendja vijon të jetë e njëjtë dhe asnjë masë nuk është marrë.

Siç e thonë edhe udhëtarët në këtë rrugë vetëm zoti i ruan. Ndërhyrja me vendosjen e rrjetës prej metali këtu është urgjente sidomos në këtë periudhë kur edhe qarkullimi është i madh për shkak të ardhjes së turistëve./Top Channel

YouTube player