Rritmani rrogën

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi përfiton 18 milionë euro në stinor, sipas kontratës së re me gjigantin katalan të vlefshme deri më 2018, të cilën e nënshkroi në shkurt të këtij viti. Mirëpo, sipas të përditshmes sportive madrilene AS, reprezentuesi argjentinas – i kërkuar vazhdimisht nga shumë klube të mëdha evropiane si Manchester United, Bayern…

Sport

30/11/2013 15:20

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi përfiton 18 milionë euro në stinor, sipas kontratës së re me gjigantin katalan të vlefshme deri më 2018, të cilën e nënshkroi në shkurt të këtij viti.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive madrilene AS, reprezentuesi argjentinas – i kërkuar vazhdimisht nga shumë klube të mëdha evropiane si Manchester United, Bayern Munich, Chelsea dhe Inter – ka bërë kërkesë te krerët e klubit nga Nou Camp që t’ia rrisin rrogën, në mënyrë që ai të vazhdojë t’i refuzojë palët e interesuara për shërbimet e tij.

Messi mbërriti në Argjentinë të shtunën për të vazhduar programin e rehabilitimit pas lëndimit që pësoi në fillim të muajit nëntor e që do ta lë jashtë fushës deri në janar të vitit të ardhshëm.