Rritje e islamofobëve në Angli

Si pasojë e vrasjes së një ushtaraku anglez, është ngritur numri i islamofobëve në Angli. Dyfishimi i numrit të këtyre anti-islamistëve ka ndodhur pas një ftese të bërë në mediat sociale.

Bota

27/12/2013 14:24

Është shënuar një rritje krimeve të urrejtjes anti-islamiste gjatë 12 muajve të fundit në Angli.

Raportohet se numri i këtyre islamofobëve ka pësuar një rritje gjatë muajit maj, kur dy ekstremistë islamikë kishin vrarë ushtarin Lee Rigby në Woolwich, në juglindje të Londrës.

 

Sipas të dhënave të Scotland Yard, numri i 104 anti-islamistave të regjistruar në maj është shtuar në 108 gjatë muajit qershor.

Njësiti më i madh i Policisë Metropolitane deri në mesin e nëntorit ka regjistruar një numër prej 500 islamofobëve. Në vitin 2012 kishte 336 ndërsa më 2011 numri i islamofobëve arrinte në 318.

Policia e Manchester’it, ka regjistruar një dyfishim të numrit të islamofobëve –130 gjatë vitit 2013 krahasuar me 75 të regjistruar një vit më parë.

Fiyaz Mujhal, Drejtor i Çështjeve të Besimit, ka thënë se vrasje e ushtarakut ka bërë që numri i islamofobëve të ketë një “kërcim të konsiderueshëm”.

“Grupe si EDL (English Defence League), kanë përdorur internetin dhe mediat sociale që të promovojnë online këtë urrejtje”.