Rritet presioni ndaj Vuçiqit dhe Nikoliqit: Nuk ‘mbrohet’ Kosova me tren dekorativ

Treni ‘dekorativ’ i nisur për Kosovë, i cili të shtunën u ndal në Rashkë në udhëtimin e parë të drejtpërdrejt nga Beogradi në Mitrovicë pas 18 vjetësh, ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi.

Lajme

16/01/2017 17:13

Mediat serbe raportojnë se shumë qytetarë serbë këtë tren e kanë parë si arsye për provokim të shqiptarëve.

“A është dashur që treni të jetë ashtu i stolisur”, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.

I tërë treni ka qenë i mbuluar me ngjyrat e flamurit serb, kurse mesazhi “Kosova është Serbi” është shkruar në 21 gjuhë.

Brendësia ishte me afreske dhe ikonografi nga manastiret në Kosovë.

“Sikur në secilën përleshje, së pari duhet nisur nga vetja. Shtrohet dilema se sa ka mundur një tren i stolisur me motive të tilla nga pala tjetër, mund të pranohej si provokim”, shkruan gazeta serbe.

Analisti serb, Bojan Klaçar thekson se vetëm paralajmërimi dhe nisjes së trenit dhe prezantimi i tij ishin tejet pompoz.

“A do të duhej që një tren i tillë të bartte udhëtarë nga pika A në pikën B apo është dashur kjo të bëhet me tren të zakonshëm? Në kohën e tensioneve në rritje për shkak rastin Haradinaj është dashur të pritet moment më i mirë për këtë tren, i cili ka bashkuar opinionin shqiptar në mendimin se bëhet fjalë për provokim”, ka thënë ai. /Lajmi.net/