Rreth 400 xhihadistë gjerman luftojnë për ISIS

Rreth 400 xhihadistë nga Gjermania janë duke luftuar në anën e Shtetit Islamik, por numri jozyrtar i tyre besohet të jetë rreth 1 mijë e 800. BND beson se ky kjo është organizata terroriste më e rrezikshme në botë. 

Bota

09/11/2014 00:16

Rreth 400 xhihadistë nga Gjermania janë duke luftuar përkrahë terroristëve të Shtetit Islamik që po vepron në Siri dhe Irak, por numri jozyrtar i tyre besohet të jetë rreth 1 mijë e 800, shkruajnë mediat gjermane. 

Të gjithë ata, që përfshihen në këtë luftë apo i mbështesin ata, sipas ligjeve gjermane, kryejnë vepër penale, transmeton lajmi.net, një shkrim të “Deutsche Welle”. 

Aty raportohet historia e Kreshnik B., 20 vjeçar, familja e të cilit vjen nga Kosova, i cili në verën e vitit 2013 nga Frankfurtit nëpërmjet Turqisë udhëtoi për në Siri, ku u bashkua me ekstremistët.

Në Siri, kaloi trajnime ushtarake dhe ka marrë pjesë në disa luftime, por pas disa muajsh vendosë të kthehet në shtëpi. I riu u arrestua më pas në aeroportin e Frankfurt dhe Prokuroria Federale Gjermane e akuzon atë për anëtarësim në grupin terrorist të ISIS.

Gjyqi filloi në mes të shtatorit, dhe i pandehuri rrezikon një dënim me burg prej më shumë se katër vjet.

Ky është gjyqi i parë në Gjermani kundër një të kthyeri nga konflikti në Siri dhe Irak.

Sipas vlerësimeve të shërbimit sekret gjerman BND, ISIS është organizata më e rrezikshme terroriste në botë.

Shefi i BND, Gerhard Singler kohët e fundit paralajmëroi se kjo organizatë është më e pasur, mirë e organizuar, e cila ka si rregull që armiqët të mos i mbajë të burgosur por t’i ekzekutojë. (lajmi.net)