Rrahman Rama nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Mitrovicës”

Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama do të nderohet këtë të premte nga Komuna e Mitrovicës me titullin “Qytetar Nderi i Mitrovicës”.

Lajme

29/06/2017 17:33

Ditë më parë Kuvendi Komunal i Mitrovicës e ka ndarë këtë çmim për Ramën në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin që ka dhënë për këtë qytet, për Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

Mbledhja solemne e kuvendit komunal do të mbahet të premten në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” duke filluar nga ora 12:00.