Rrahje në mes të nxënësve në një shkollë të Prishtinës, përdoret dhe thika

Një rrahje në mes të dy nxënësve ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Njëri prej tyre është lënduar gjatë përleshjes.

Lajme

25/05/2018 11:07

Policia ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë rrahur në objektin e shkollës së tyre, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë edhe tretman mjekësor si dhe i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit lirohen kurse rasti mbetët të hetohet.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria si ‘posedim i pa autorizuar i armës’. /Lajmi.net/