Rrahje masive në Shtime, tre të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në Shtimë është raportuar për një rrahje masive.

Lajme

16/05/2018 11:20

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që tre persona të gjinisë mashkullore kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me pronarin e një kafiterie.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/