Rrahën policin italian me shkop bejsbolli, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar dje nga policia italine, pasi rrahën me shkop bejsbolli një polic në zonën e Folinjos.

Lajme

06/04/2016 19:38

Mësohet polici ishte jashtë detyrës dhe po shkonte të merrte djalin e tij nga shkolla kur dy të rinjtë shqiptarë i zunë pritë dhe e rrahën me shkop bejsbolli. Efektivi ka pësuar fraktura të shumta nga goditjet.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00. Agresorët janë të moshave 20 dhe 30 vjeç dhe njëri prej tyre ishte me precedent penal dhe në lirim me kusht.

Ai e rrahu policin në fjalë pasi ky i fundit e kishte arrestuar dikur, kur ai kishte kryer veprën e parë penale.