Rozana Radi: Ndërhyrjet kirurgjike, kapriço adoleshentesh

Shumë personazhe të botës së show bizzit e kanë të vështirë që ta pranojnë faktin për ndërhyrjet.

ShowBiz

18/05/2016 16:08

Ndonëse bisturia është kthyer në një mjet të nevojshëm për karrierën e tyre, ka dhe nga ata artistë të cilët e pranojnë këtë fakt. Një ndër to është edhe Rozana Radi, e cila e cilëson si një kapriço të adoleshencës ndërhyrjet e saj. Këtë fakt ajo e ka pranuar gjatë një interviste për revistën “Story”.

-Gjoksin e kujt femre pëlqeje para se të bëje ndërhyrjen?
“Unë nuk kopjoj askënd”.

-Pas ndërhyrjes kirurgjikale ndihesh më e plotë, seksi, më shumë femër?
“Do e quaja më mirë një kapriço adoleshente, një ndërhyrje kirurgjikale. Temë e mbyllur”.

-Deri ku ka shkuar fantazia e njerëzve për ty, pra çfarë ke dëgjuar për veten që as vetë s’e kishe imagjinuar?
“Çfarë nuk kanë shpikur. Vetëm gjyshe s’më kanë bërë ende. Po mua nuk është se më intereson shumë shprehja: “Po bota, ç’do të thotë bota?” /albeu