Ronaldos nuk i pëlqen Benitezi

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me vendimin e klubit për emërimin e Rafael Benitezit në postin e trajnerit në Santiago Bernabeu.

Sport

29/05/2015 23:39

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo për faktin se ylli portugez është i pakënaqur me vendimin e klubit për emërimin e Rafael Benitezit në postin e trajnerit në Santiago Bernabeu.

Benitez do të zëvendësojë Carlo Ancelottin në bankinën e Los Blancos dhe pritet të emërohet në detyrë gjatë javës së ardhshme.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se Ronaldos nuk i pëlqen që Benitez do të jetë në drejtim të skuadrës. E kjo ka ringjallur spekulimet rreth largimit të tij nga Madridi.