Ronaldo zbulon pse e zhvesh fanellën pasi shënon gol

Cristiano Ronaldo njihet edhe për festimin e veçantë të golave, kërcimin me rrotullim në ajër, britmën “Siiii”.

Sport

24/05/2018 12:50

Cristiano Ronaldo ka zbuluar arsyen pse e zhvesh fanellën pas golave të rëndësishëm.

Sulmuesi i Real Madridit njihet edhe për festimin e veçantë të golave, kërcimin me rrotullim në ajër, britmën “Siiii” dhe zhveshjen e fanellës.

I pyetur pse ndien nevojën për ta bërë atë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë: “E dashura më thotë se jam hot”.

Ronaldo po ashtu ka shpjeguar se shumë njerëz e ngatërrojnë festimin e tij “Siiiii”.

“Njerëzit ende nuk e dinë si ta thonë atë. Nuk është ‘Suuu’. Është ‘Si’”, ka shpjeguar ai.