Ronaldo: Perez, ky futbollist duhet të transferohet në Real Madrid (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka një kërkesë për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Sport

14/03/2017 13:16

Cristiano Ronaldo ka identifikuar një përforcim të ri për Real Madridin.

Sulmuesi portugez ka këshilluar presidentin e klubit, Florentino Perez për transferimin e sulmuesit të Portos, Andre Silva, raportojnë mediat spanjolle.

Ronaldo dëshiron që Silva t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Karim Benzema spekulohet se mund të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, Ronaldo dëshiron transferimin e Silvas nga Porto. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6