Ronaldo, më efektiv se Messi

Me golin e fitores për Real Madridin kundër Levantes të shtunën, Cristiano Ronaldo e përforcoi edhe më tepër epitetin e golashënuesit më efektiv në të gjitha ligat evropiane më 2013. Ylli portugez ka realizuar 50 herë gjatë këtij viti kalendarik, tetë gola më tepër se Lionel Messi dhe 14 më shumë se ylli i Paris…

Sport

09/10/2013 11:26

Me golin e fitores për Real Madridin kundër Levantes të shtunën, Cristiano Ronaldo e përforcoi edhe më tepër epitetin e golashënuesit më efektiv në të gjitha ligat evropiane më 2013.

Ylli portugez ka realizuar 50 herë gjatë këtij viti kalendarik, tetë gola më tepër se Lionel Messi dhe 14 më shumë se ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

50 golat e Ronaldos janë të ndarë në 44 për Real Madridin dhe 6 për Portugalinë, që shanset më të mira për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 i ka falë kapitenit, yllit të Los Blancos.

Për më tepër, Ronaldos iu nevojitën vetëm 45 ndeshje për të arritur kuotën e 50 golave dhe ai ka realizuar në çdo garë të mundshme, nga La Liga në Ligën e Kampionëve, Copa del Rey dhe ndeshje ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo ka shënuar pesë het-trika, kundër Getafes, Sevillas, Galatasarayt, Celtas dhe Irlandës së Veriut.