Ronaldo mbanë kontakte me vetëm një lojtar të Real Madrid

Edhe pse kaloi nëntë vite tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo pas largimit mbanë kontaktet me vetëm një lojtar.

Sport

16/12/2018 08:58

Raportet mes lojtarit dhe skuadrës filluan të “shembën” menjëherë pas vërshëllimës së fundit në finalen  e Ligës së Kampionëve në Kiev.

Pas largimit të Pepe, Coentrao dhe James Rodriguez nga “Los Blancos”, Marcelo ishte shoku më i mirë i Ronaldos.

Braziliani madje është i vetmi me të cilin ylli portugez mbanë akoma kontakte, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Cristiano Ronaldo po kalon kohë fantastike edhe në Serie A me Juventus, ku nuk njohin kundërshtarë.

Ai këtë fundjavë ka realizuar golin numër 5000 të Juventus në Serie A, për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij. /Lajmi.net/