“Ronaldo i pazëvendësueshëm, por të tjerët duhet të dalin në skenë”

Cristiano Ronaldo edhe njëherë është kthyer në temë diskutimi nga lojtarët e Real Madrid.

Sport

23/12/2018 10:34

Kësaj radhe ishte portieri belg, Thibaut  Courtois i cili ka komentuar largimin e portugezit nga “Santiago Bernabeu”.

“Cristiano Ronaldo është i pazëvendësueshëm, nuk mund të harrosh çfarë ka bërë ai” ka thënë Courtois, transmeton lajmi.net.

“Por, ai nuk është këtu më, kështu që është koha për lojtarët e tjerë që të shfaqën, siç bëri Bale në gjysmë finale të Kupës së Botës për Klube” ka shtuar belgu.

“Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, do të jemi mirë” ka thënë ndër të tjerash portieri i “Los Blancos”.

Në anën tjetër, Cristiano po kalon kohë të jashtëzakonshme me Juventus, duke regjistruar një fillim sezoni pothuajse perfekt. /Lajmi.net/