Ronaldo i lë të hamendur gazetarët: Koha do t’i tregoj të gjitha!

Cristiano  Ronaldo po kalon momente të vështira në karrierën e tij.

Sport

23/10/2018 08:53

Cristiano Ronaldo është duke u akuzuar për përdhunim, mirëpo ai ka thënë se është i qetë dhe koha do ta zbuloj të vërtetën.

“E di që jam shembull brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë qesh, jam njeri i lumtur. Luaj në një klub fantastik, kam familje fantastike. Kam katër fëmijë, jam i shëndoshë – kam gjithçka, andaj tjerat nuk më pengojnë”, ka thënë portugezi, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk do të gënjej për situatën. Jam shumë i lumtur. Avokatët e mi janë të sigurt dhe sigurisht edhe unë”.

“E shijoj futbollin, jetën time. Kam njerëz që kujdesen për jetën time dhe sigurisht e vërteta gjithmonë del në rend të parë”, ka thënë më tej Ronaldo.

Kujtojmë se portugezi po akuzohet për përdhunim të një vajze amerikane në verën e vitit 2009 në Las Vegas, e që shkrimi ishte publikuar në të përditshmen gjermane, ‘Der Spiegel’. /Lajmi.net/