Ronaldo fiton dhe ty çmime tjera (Foto)

Cristiano Ronaldo nuk po  ndalet. Ai ka fituar dhe dy trofe tjera me emrin: Golashënuesi më i mirë në La Liga ‘Pichichi’dhe çmimin Alfredo Di Stefano për sezonin 2013-14.

Sport

10/11/2014 17:59

Ronaldo ka fituar çmimin ‘Pichichi’ si golashënuesi më i mirë në La Liga për sezonin e fundit, dhe ‘Alfredo Di Stefano’ si lojtari më i mirë në ligë.

Ai javën e kaluar ka fituar dhe këpucën e artë, që njëherësh ishte dhe e treta në karrierën e bujshme të tij.

“Të njëjtën gjë dua ta arrijë edhe në vitin e ardhshme, pasi një gjë e tillë do të thotë se jam në rrugën e duhur. Dua të fitoj sa më shumë trofe individual dhe kolektiv”.

“Më pëlqen shumë futbolli dhe jap maksimumin tim çdo herë. Nuk lodhem kurrë së fituari”, ishin fjalët e Ronaldos pas triumfit të këtyre dy trofeve.