Roma transferon Keitan

Seydou Keita është përforcimi i parë i Romës gjatë afatit kalimtar të verës. Giallorossët kanë arritur marrëveshje me ish mesfushorin e Barcelonës, i cili është futbollist i lirë pas largimit nga Valencia.

Sport

03/06/2014 22:00

Roma ka siguruar përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të verës.

Giallorossët kanë arritur marrëveshje me ish mesfushorin e Barcelonës, Seydou Keita, i cili do të mbërrijë në Olimpico si përforcim i lirë, pas largimit nga Valencia, ku luajti në pjesën e dytë të sezonit të fundit.

Eksperti i tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio ka bërë të ditur se Keita do t’i bashkohet Romës në kontratë njëvjeçare me opsion për vazhdimin e tij për të dytin, me pagë prej 1 milion euro në stinor, pa i llogaritur bonuset.

Marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti. Roma ka siguruar përforcimin e parë, dhe ai quhet Keita.

Skuadra e trajnerit Rudi Garcia përfundoi në pozitën e dytë në Serie A dhe siguroi rikthimin në Ligën e Kampionëve.