Roma ‘transferon’ Cuadradon

Roma do të realizojë një transferim të madh gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas njoftimeve të fundit, Giallorossët do të blejnë yllin e Fiorentinës, Juan Cuadrado për 30 milionë euro.

Sport

20/06/2014 18:27

Juan Cuadrado është afër transferimit në Romë.

Mesfushori ofanzivë i Fiorentinës, i sapo blerë nga Udinese për 15 milionë euro, nga sezoni i ri do të luajë në Olimpico, ka njoftuar “Radio Mana Mana”.

Giallorossët thuhet se janë shprehur të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për transferimin e yllit kolumbian, i përmendur së fundmi edhe si objektiv i Barcelonës.

Cuadrado ka shkëlqyer në edicionin e kaluar në Serie A për Fiorentinën, si dhe ka vazhduar me të njëjtin ritëm për Kombëtarën e Kolumbisë në Kampionatin botëror në Brazil. Dhe, krejt kjo duket se ka bindur drejtuesit e Romës që të bëjnë një investim të madh për transferimin e tij.