Roli i vërtetë dhe mësimet që një baba duhet t’i japë të birit

Kur fëmijët kanë një marrëdhënie të shëndetshme me prindërit e tyre, ata mbajnë mend çdo gjë që kanë ndarë me ta gjatë rritjes, si ditëlindjet, udhëtimet, shëtitjet dhe rutinën e përditshme.

Lifestyle

23/04/2018 15:40

 

Ata që rriten pa praninë e prindërve pranë, kanë më shumë mundësi të tregojnë mungesë vetëbesimi, pasiguri, por edhe vështirësi në marrëdhëniet me personat e tjerë.

Në vijim do të mund të lexoni për disa nga cilësitë që çdo mashkull duhet të ketë në karakterin e vet për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët, në mënyrë që të kesh një jetë të lumtur:

Mbaj një qëndrim me respekt në diskutimet me femrat.

Meshkujt e vetëdijshëm dhe që shpresojnë të rrisin fëmijë të shëndetshëm, duhet të jenë të respektueshëm.

Nuk abuzojnë, nuk i mallkojnë dhe as i keqtrajtojnë femrat.

Ata e dinë se për t’i rritur fëmijët në mënyrë të shëndetshme dhe se këtë gjë duhet ta nisin që nga respekti për femrat.

Respekti është një cilësi e rëndësishme, të cilën edhe fëmijët duhet ta zhvillojnë.

Përmes veprimeve të tua, frymëzoje fëmijën tënd të arrijë ëndrrat e veta, por gjithmonë pa treguar mungesë respekti për femrat.

Mësoji fëmijës tënd se meriton një person të sinqertë në krahë.

Prindërit që i trajtojnë femrat me respekt, i mësojnë në mënyrë automatike fëmijët e tyre se meritojnë dikë të sinqertë dhe me respekt në krahë.

Kjo gjë do të influencojë direkt në llojin e marrëdhënies që do të kenë në të ardhmen, sepse duke u mësuar me respektin, nuk kanë për të ndenjur me dikë që sillet në mënyrë egoiste, apo false.

Gjej kohën për të ndenjur me djalin tënd.

Koha që një baba i kushton djalit të vetë, është e rëndësishme dhe thelbësore për ta inkurajuar lidhur me vetëbesimin dhe sensin e vlerave të tij.

Ndaj, nuk ka rëndësi se sa e zënë është rutina jote, kushtoji kohë djalit tënd dhe kjo gjë do t’i mësojë atij se vlen dhe meriton dikë që e vlerëson.

Mbaj një qëndrim të dashur dhe të vendosur.

Është e mundur që të mbash një qëndrim të vendosur dhe në të njëjtën kohë t’i tregosh dashuri dhe përkujdesje djalit tënd.

Është e rëndësishme të kuptosh se kur gabon dhe të kërkosh falje me përulje.

Asnjë nuk është perfekt, por është e rëndësishme t’i njohësh gabimet dhe të kërkosh falje, të mësosh dhe të përmirësohesh.

Në këtë mënyrë, djali yt do t’i besojë fjalës tënde dhe do ta kuptojë se ti po mundohesh për të mirën e tij.

 

Trajtoje mirë mamanë e djalit tënd, edhe pse mund të mos jesh me atë.

Nëse ekziston një marrëdhënie e mirë midis prindërve, edhe pse të ndarë, djali do të mësojë se nuk është e rëndësishme që dy njerëz të jenë të ndarë për ta respektuar njëri-tjetrin.

Kjo do t’i mësojë edhe se respekti është baza e çdo marrëdhënieje, edhe për ata që nuk janë më bashkë. / bota.al