Rodriguez, “transferi i ri” i Milan?

Ricardo Rodriguez po tregohet krejtësisht lojtar tjetër këtë sezon.

Sport

05/10/2018 18:31

Anësori i Milan duket se ka filluar të përshtatet me stilin e lojës së Gattusos.

Reprezentuesi helvetik tashmë duket sikur një transfer i ri i Milanit për sezonin e ri.

Gjatë tërë sezonit të kaluar, Rodriguez kishte regjistruar vetëm 2 asistime.

Vetëm disa xhiro pas sezonit të ri, Rodriguez veçse ka barazuar këtë shifër, duke qenë kështu shumë më produktiv në krahun e majtë të Milan.

Mbetet të shihet nëse 26 vjeçari do ta mbajë këtë tempo. /Lajmi.net/