Rodriguez kushton 85 milionë euro

Monaco e ka vendosur shumën për James Rodriguez. Klubi francez i kërkon 85 milionë euro për sulmuesin kolumbian, i cili pëlqehet nga Real Madridi.

Sport

14/07/2014 22:00

Real Madridi është i vendosur ta transferojë James Rodriguezin gjatë kësaj vere. Por, madrilenët duhet të paguajnë para të majme, për ta sjell në Santiago Bernabeu yllin kolumbian, i cili shkëlqeu në Botëror.

Sipas të së përditshmes franceze “L’Equipe”, presidenti i klubit mbretëror francez, Dmitry Rybolovlev, i kërkon 85 milionë euro për ish futbollistin e Portos.

Së fundmi kanë filluar spekulimet e reja se në garë për Rodriguez, i cili shënoi 6 gola në Botëror, interesim ka shprehur edhe Barcelona.