Robert Downey Jr. falet nga dënimi për posedim dhe përdorim të drogës

Aktori amerikan Robert Downey Jr, i është dhënë një falje publike për shkak të drogës që e kishte dërguar atë në burg para 20 viteve.

ShowBiz

25/12/2015 15:29

Në vitin 1996, policia kishte gjetur kokainë, heroinë dhe pistoletë në veturën e aktorit kur ata e ndalën atë për shkak se kishte kaluar limitin e shpejtësisë.

Downey Jr, që tash njihet për rolin e tij në filim Iron Man, ishte dërguar në burg në vitin 1999.

Aktori tani ka thënë se dërgimi prapa grilave ia ka shpëtuar jetën  – duke i shpjeguar gjyqtarit se si është rehabilituar 100 përqind nga varësia në burg. Sipas tij, qëndrimi prapa grilave ia ka mundësuar atij që të gjente rrugën e drejtë./klankosova