Robbie Williams bën një veprim të pahijshëm në Kampionatin Botëror – Lajmi.net
Robbie Williams bën një veprim të pahijshëm në Kampionatin Botëror
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 18:19, 14 June 2018
Super ylli britanik, Robbie Williams ka hapur ceremoninë e Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Ai mahniti të gjithë në ceremoninë hapëse me performancën e tij të ‘zjarrtë’ nën shoqërimin e sopranos ruse, Aida Garifullina, shkruan lajmi net.

E pas përfundimit padyshim se ajo që tërhoqi vëmendje është gishti i mesit kur Robbie, ia drejtoi kamerës.

Sipas rrjeteve sociale kjo me gjasë është bërë për të gjithë ata që nuk e përcjellin Kampionatin Botëror, edhe pse ende nuk dihet.

Kujtojmë që, Williams performoi hitet “Feel”, “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, para një publiku të jashtëzakonshëm, me 81 mijë shikues. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO