Roani i Majkut mbush 8 muaj, me këto imazhe të ëmbla e uron e ëma

Reperi Majk dhe tashmë ish e dashura e tij, Majlinda Zeka kanë qenë çdo herë në fokus të medieve.

ShowBiz

19/01/2018 20:56

Dashuria e tyre ka qenë e bekuar me një fëmijë të gjinisë mashkullore, e që dyshja e kanë pagëzuar me emrin, Roan, shkruan lajmi.net.

Vogëlushi po rritet dalëngadalë dhe është pikërisht Majlinda ajo e cila sjell çdo ditë imazhe të reja të vogëlushit.

Sot, Roani ka mbushur plot 8 muaj jetë dhe Majlinda e ka uruar në mënyrë të veçantë, duke mbledhur në imazhet më të bukura të tij.

“Mirëmëngjesi, unë jam tetë muajsh sot”, ka qenë mbishkrimi i njërës fotografi. /Lajmi.net/