Rita shkëlqen në fotot për ‘Marie Claire’, flet për ndarjen me Calvin Harris (Foto)

Rita Ora ka bërë edhe një fotosesion të mrekullueshëm për revistën prestigjioze amerikane 'Marie Claire'.

ShowBiz

04/09/2015 10:34

Rita është ylli i numrit të tetorit në revistën ‘Marie Claire’. Ajo në intervistë ka treguar se kur ka qenë më e re ka pasur një dtil rebel ku do shqyente rrobat për t’i bërë për stilin e saj dhe do vendoste shumë unaza fallco që i bënin gishtat gjelbër.

Por, ajo gjithmonë e ka ditur se një ditë do arrijë këtu ku është dhe se do bënte atë që do vetë, dhe tani gjithçka po shkon sipas planit, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka është në efekt të plotë. Ne jemi këto bashkëpunëtore të uritura kosovare’, thotë ajo për të motrën e saj Elena, që është edhe menaxherja e Ritës. “Unë e kam ditur se në një mënyrë ose tjetrën, do i bëj gjërat në mënyrën time”.

Ajo gjithashtu ka folur për ndarjen me Calvin Harris, duke thënë: “Ka një arsye pse unë jam ndarë me të. Unë isha gjatë tërë kohës si e mahnitur, isha në atë pjesë të jetës sime ku kam menduar se ai nuk mund të bënte asgjë gabim. Por, unë kam menduar se ai më mbështetë dhe asnjëherë nuk do më udhëzojë gabimisht.”

“Më pas ‘I will never let you down’ është lansuar dhe gjithçka filloi të bëhej e çuditshme. Nuk e di nëse është sepse biznesi është përzier me jetën private apo çfarë”, ka përfunduar Rita./Lajmi.net

Rita-Ora-G2 (1) Rita-Ora-G4 Rita-Ora-G3 Rita-Ora-G1