Rita Ora takon princat Harry dhe William

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim të rëndësishëm.

ShowBiz

21/10/2017 08:26

Ajo u prit në pallatin britanik Kensington nga princat Harry dhe William, shkruan lajmi.net.

Rita ishte e ftuar në ceremoninë bamirëse për promovimin e punës vullnetare të të rinjve që kanë njërin nga prindërit me vështirësi në shëndetin mental.

Këngëtarja ndau një fotografi në rrjetin social Instagram duke u shprehur se “Historitë që dëgjuam janë aq frymëzuese!”.

Meqenëse Rita shoqërohej nga Dj Nicholas Grimshaw ata u kujdesën që t’i argëtonin fëmijët e pranishëm në atë takim në pallatin mbretëror. /Lajmi.net/