Rita Ora mahniti të gjithë me këtë veshje në mbrëmjen ‘Prada’

Rita Ora bën një jetë mjaft dinamike dhe të angazhuar.

ShowBiz

12/12/2018 17:24

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare së fundmi ka qenë e pranishme në Londër në mbrëmjen e Pradës, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, Ora bën përmbledhjen e natës së mbrëmshme duke e falënderuar ekipin e saj.

“Nuk mund të mos e falënderoj pradën për natën e paharrueshme, të gjithë jeni të mrekullueshëm!! Dhe urime për mbretëreshën ‘Mrs Miuccia Prada për çmimin e Ikonës dhe për ekipin tim”, janë fjalët e saj.

Rita gjithashtu është duke e promovuar albumin e saj të dytë “Phoenix”, të publikuar pas gjashtë viteve. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrSt36nH53j/