Rita Ora këtë herë si rokere, arrin në MTV VMA (FOTO)

Rita Ora sërish ka arritur të marrë vëmendjen në tepihun e kuq të Video Music Awards.

ShowBiz

29/08/2016 03:13

Rita prezanton sonte një çmim në mbrëmjen e Video Music Awards, ndërsa nuk ka lënë pa marrë vëmendjen edhe në tepihun e kuq.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur si një yll roku, me veshje të zezë por mjaft seksi, e veçantë si gjithmonë, përcjell lajmi.net.

Rita ka kaluar tepihun e kuq me shumë disponim, ndërsa mbrëmjen e saj në VMA do ta shfaqë përmes profilit të revistës prestigjioze VOGUE në Snapchat (voguemagazine). /lajmi.net