Rita Ora dhe Liam Payne në vendin e parë në top-listat gjermane

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

23/02/2018 21:11

Projekti i fundit i saj është “For You”, këngë kjo të cilën e solli në duet me Liam Payne, shkruan lajmi.net.

Kënga, e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, në të cilin Rita është edhe e angazhuar në rolin e aktores, po pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Rita ka bërë të ditur se kënga është renditur e para në Gjermani, lajm ky që padyshim se e ka gëzuar shumë këngëtaren.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Rita ka realizuar performancë të mrekullueshme në skenën e “Brit Awards”. /Lajmi.net/