Rita Ora dhe Bebe Rexha marrin sërish vëmendjen në LA

Rita Ora duket e buzëqeshur në fustanin e kuq, ndërsa Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e hapur tek këmba.

ShowBiz

12/10/2018 23:20

Të enjten, Bebe Rexha dhe Rita Ora u takuan në një gala mbrëmje në Santa Monica në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ora, 27 vjeç dukej tërheqëse në fustanin e kuq, ndërsa Rexha, 29 vjeç shfaqi format e mrekullueshme në një fustan të gjatë, që të dyja me ngjyrë të kuqe.

Fustanin elegant, Rita e kishte veshur pa reçipeta, ndërsa i zbulonte asaj tatuazhet në shpinë dhe krahë.

Këngëtarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër, mbante flokët e saj të gjata të larguara nga fytyra, ndërsa aksesorët e saj përbënin një palë vathë diamanti, bylyzyk dhe disa unaza diamanti.

Në anën tjetër, Bebe Rexha kishte veshur një fustan me mëngë, të hapur tek gjoksi. /Lajmi.net/