Rita mahnitëse në Flare Magazine

Rita Ora ka pozuar për disa foto që kanë dalur tejet mahnitëse për revistën kanadeze Flare ku ka folur për dashurinë e saj për Instagramin.

ShowBiz

25/06/2014 17:58

Si një ikonë e modës dhe stilit që cilësohet kohët e fundit, Rita ka arritur ta dëshmojë edhe njëherë se nuk e kanë gabim.

Ajo ka bërë një fotosesion për revistën shumë të lexuar kanadeze, Flare, ku shkëlqen e tëra, në secilën foto.

Rita në intervistë për këtë magazinë ka treguar edhe një herë admirimin e saj për Beyonce, duke thënë se ajo është inspirim pasi ka arritur nga asgjë të arrijë diçka shumë të madhe.

Rita ka folur edhe për rrjetin social Instagram duke pranuar: ‘Unë jam në Instagram menjëherë sa zgjohem. Shikoj të rejat me një sy qelur, është si drogë’.