Rita e Kim Kardashian me të njëjtin fustan, në të njëjtin vend!

Rita Ora dhe Kim Kardashian janë shfaqur me veshje të njëjtë në një ndejë të organizuar nga Madonna.

ShowBiz

27/02/2015 11:30

Askush nuk do ta dëshironte një moment kaq të tmerrshëm, kur shfaqeni në një festë dhe mbani të njëjtën veshje me dikë tjetër, e në veçanti me Kim Kardashian.

Kjo i ka ndodhur këngëtares shqiptare Rita Ora, e cila të enjten mbrëma arriti në një ndejë të organizuar nga Madonna me fustan po thuajse identik me Kim.

Dy yjet, njëra këngëtare dhe tjetra yll-televiziv, të cilat dikur ishin edhe kunata (Rita ishte e dashura e vëllait të Kim), kishin veshur fustane lateksi ngjyrë rozë të ngjitur për trupi.

Më e keqja për Ritën, 24-vjeçe, ishte se Kim, 34 vjeçe, kishte arritur një orë para saj duke fituar e para vëmendjen e të pranishmëve. Transmeton telegrafi.com

Këngëtarja kosovare ka postuar disa foto edhe në rrjetet sociale, por nuk e ka përmendur aspak rastin e fustanit të ngjashëm me Kim. lajmi.net

Rita Ora

Kim Kardashain