Rikthehet Jul Çezari në version 3D!

Një rindërtim i ri 3D i kokës së Jul Çezarit jep një vështrim se si dukej gjenerali i famshëm romak vite më parë, përfshirë përmasat e kafkës së tij.

Auto & Tek

26/06/2018 10:23

 

Busti u zbulua në një event ku promovohej libri i ri mbi Çezarin nga arkeologu Tom Buijtendorp në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në Leiden, Hollandë.

Të premten (22 qershor) Buijtendorp doli me idenë e rikrijimit të kokës së Çezarit në bazë të një busti mermeri të udhëheqësit të lashtë romak që është mbajtur në muzeun Rijksmuseum van Oudheden.

Arkeologu dhe antropologu Maja d’Hollosy krijoi bustin duke përdorur skanim 3D të pjesës së mermerit për të mbushur boshllëqet ku mermeri ishte dëmtuar.

Kështu gjenerali romak u prezantua me pamje realiste të krijuar me silikon dhe baltë.