Rikthehet “Big Brother” në vjeshtë?

Duhet pranuar se lajmi që këtë vit nuk do të kishte “Big Brother” trishtoi jo pak fansa të këtij formati. Megjithatë, një lajm i mirë na vjen: “Big Brother” do të kthehet për publikun në sezonin e ri televiziv.

ShowBiz

28/02/2016 11:54

Balkanweb bën me dije se organizatorët, për shkak të programacionit të ngjeshur kanë vendosur ta shtynë këtë ‘reality’ për në shtator. Pas përfundimit të “Në një javë”, regjisorët e “Big Brother” janë fokusuar te “The Voice”, ndaj dhe kanë vendosur që këtë program kaq të dashur ta startojnë pas verës, me një ‘fytyrë’ krejt të re.

Megjithatë nuk bëhet me dije nëse do të jetë përsëri Ledioni ai që ta moderojë edicionin e 9-të të “Big Brother Albania”.