Rihanna pritet si mbretëreshë në Dubai

Këngëtarja e famshme, Rihanna ka arritur në Dubai.

ShowBiz

30/09/2018 12:30

Këtë udhëtim, ajo e ka bërë me qëllim të promovimit të produkteve të reja të linjës së saj të grimit, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç pritet në çdo vend, pritje madhështore Rihannës iu bë edhe në Dubai, ku numër i madh i fansave ishin mbledhur për ta parë nga afër atë.

Këngëtarja ishte befasuar nga pritja që iu bë në këtë vend, ajo ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale ku shihet gëzimi në sytë e saj pas pritjes që iu bë.

Për ndryshe, Rihanna është duke punuar rreth projekteve të reja, pasi për një kohë ka lënë pas angazhimet në muzikë, duke u fokusuar në biznesin e grimit. /Lajmi.net/