Rihanna-Eminem, publikohet videoklipi

Më në fund është publikuar videoklipi i bashkëpunimit ndërmjet Rihannas dhe Eminemit. Kënga quhet ‘The Monster’, në të cilën reperi amerikan kujton momente ikonike të karrierës së tij, teksa hipnotizohet nga terapistja. Në rolin e doktoreshës është vetë këngëtarja nga Barbados, e cila vjen mjaft sensuale. Nën drejtimin e Rich Lee, video shënon bashkëpunimin e…

ShowBiz

17/12/2013 19:31

Më në fund është publikuar videoklipi i bashkëpunimit ndërmjet Rihannas dhe Eminemit. Kënga quhet ‘The Monster’, në të cilën reperi amerikan kujton momente ikonike të karrierës së tij, teksa hipnotizohet nga terapistja.

Në rolin e doktoreshës është vetë këngëtarja nga Barbados, e cila vjen mjaft sensuale. Nën drejtimin e Rich Lee, video shënon bashkëpunimin e katërt midis dy yjeve të muzikës, ndërkohë që kjo video nis me një lloj rikujtimi të performancave të kaluara të suksesshme të 41-vjeçarit.