Rihanna e prezanton nanën

Spektakli ‘2013 American Music Awards’ ka qenë i mbushur me yje të muzikës, të cilët shfaqën performanca të llojllojshme. Por, një nga momentet më të mira të natës ishte kur Rihanna e mori çmimin ‘Icon Award’, të cilin e prezantoi nëna e saj, Monica Baithwaite. “Rihanna, jam mjaft krenare me ty sonte”, ka thënë nëna…

ShowBiz

25/11/2013 14:00

Spektakli ‘2013 American Music Awards’ ka qenë i mbushur me yje të muzikës, të cilët shfaqën performanca të llojllojshme. Por, një nga momentet më të mira të natës ishte kur Rihanna e mori çmimin ‘Icon Award’, të cilin e prezantoi nëna e saj, Monica Baithwaite.

“Rihanna, jam mjaft krenare me ty sonte”, ka thënë nëna e këngëtares, e emocionuar. “E di se rrugëtimi në karrierën tënde nuk ka qenë aspak i lehtë, por sonte unë të përshëndes dhe të admiroj, që ke qenë aq e fortë dhe aq pozitive, e përulur dhe aq e fokusuar”, ka shtuar Baithwaite.

Cikilushi me Nanushin.

 

“Është e jashtëzakonshme se si e ke menaxhuar gjithmonë ruajtjen e eksperiencave të shkëlqyeshme që ke pasur. Jam mjaft e bekuar që jam pjesë e këtij momenti historik. Vetëm dua të tregoj se sa krenare jam që të ta jap ty çmimin e parë AMA Icon Award”, vazhdoi nëna e këngëtares 25 vjeçare.

Ndërkohë, këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ u emocionua kur i dëgjoi këto fjalë nga nëna e saj. “Të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua, për familjen, që nga fillimi”, deklaroi ‘RiRi’.

Më vonë, pasi e mori çmimin ‘Best Male R&B/Soul Artist’, Justin Timberlake gjeti pak kohë të fliste për Rihannan dhe nënën e saj. “A mund të themi se sa e lezetshme ishte nëna e Rihannas? Ajo ishte shumë simpatike. Ajo është mjaft krenare me vajzën e saj”, tha këngëtari amerikan.