Rekord, Griezmann kushton 80 milionë euro

Antoine Griezmann është bërë futbollisti me dëmshpërblimin më të shtrenjtë në histori të Atletico Madridit, plot 80 milionë euro.

Sport

17/08/2015 22:35

Antoine Griezmann është bërë futbollisti me dëmshpërblimin më të shtrenjtë në histori të Atletico Madridit.

Klubi nga Vicente Calderon ka vendosur çmimin prej 80 milionë euro në dëmshpërblimin e tij, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Reprezentuesi francez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Atletico dhe klubi madrilen dëshiron të përkujdeset që të largojë interesimin e klubeve të interesuara nëpërmjet dëmshpërblimit të lartë.